Raport mbi Sesionin e Informimit per Grante Mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor 2017

Raport mbi Sesionin e Informimit per Grante

Mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor 2017

Bazuar ne aktivitetet e planifikuara të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i rolit të OSHC-ve rajonale për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogut të punës me institucionet publike”, të implementuar nga BALcanOSH Network, me partner në Shqipëri AOSHC (Qendra Shqiptare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë) më 6 dhjetor, u zhvillua në Tiranë nje session informimi  per Grante.

Programi i sub-granteve financohet në kuader te projektit “Rritja e kapaciteteve dhe forcimi i rolit të OSHC-ve rajonale për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogut me institucionet publike”, numri i referencës 2015 / 370-380, financuar nga Komisioni Evropian si pjesë e Instrumenti i Shoqërisë Civile dhe Programi i Medias 2014-2015: Mbështetje për rrjetet tematike rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile.

OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TE GRANTEVE

Objektivi global i kësaj Thirrje për Propozime ishte nxitja e lidhjeve efektive ndërmjet Shoqërisë Civile dhe Organizatave të Medias në promovimin e praktikave të SSHP-se, çështjeve sociale dhe kushteve të punës dhe përmirësimin e përfaqësimit, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së OSHC-ve në rajonin IPA.

Veprimi i granteve specifikisht ështe për mbështetjen e organizatave te shoqerise civile/medias në prodhimin e tregimeve hetimore të SSHP-se në rajonin e IPA.

Grupet e synuara ishin:

Organizata e shoqërisë civile dhe organizatat e medias, (rreth 30 përfaqësues).

Pasqyra e përgjithshme e takimit

Në kete aktivitet, një prezantim i detajuar mbi prioritetet e programit të granteve, mënyren e aplikimit dhe kriteret që duhet të plotësohen nga aplikuesit, është bere nga oficeri i projektit Frosina Gjino. Prioritetet e projekt propozimeve  per Grant Programin duhet të përfshijnë veprime që: nxisin zhvillimin e gazetarisë hulumtuese të SSHP; ndikojne në shoqërinë në drejtim të ngritjes së vetëdijes për sigurinë dhe shëndetin në punë; ofrojnë një qasje inovative që mund të ndikojë në ndryshimin e qëndrimeve të qytetarëve, të rrisë vetëdijen dhe nevojën për një hulumtim cilësor të SSHP që synon arritjen e vendeve të punes te sigurta te shendetshme e produktive dhe në të njëjtën kohë thekson rolin e gazetarisë profesionale dhe etike në mediat e shkruara dhe elektronike; në një pjesë historitë e hulumtimit të SSHP do të ndikojnë në politikat publike dhe reformat në SSHP me qëllim përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për pranimin në BE. Do jenë tregime novatore kërkimore që nuk janë publikuar dhe shtypur më parë në media.

 Konkluzione

 Aktiviteti ishte shumë i dobishëm dhe pjesëmarrësit ishin shumë aktivë. Një nga përfundimet kryesore të aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit, për të kontribuar në përmirësimin e respektimit të të drejtave të punës në shoqëritë tona, me një fokus të veçantë në të drejtën për  vende pune të shëndetshem dhe të sigurt. Programi i sub-granteve do të ndihmojë pjesëmarrësit të demonstrojnë ndikimin e tyre në mënyrë që të përqëndrohen në çështjet e sigurisë dhe shëndetit, duke aplikuar në ide të ndryshme. Kjo do të avancojë dhe forcojë kapacitetin e shoqërisë civile, networkun / lidhjet dhe inovacionin për të adresuar më mirë  komunitetin dhe sfidat sociale

 Visibiliteti.

Visibiliteti i aktivitetit ishte në përputhje me kërkesat e projektit

Në vijim janë disa fotografi të aktivitetit.

Posted in AOSHC.