Raport per aktivitetin Trajnim Rajonal i zhvilluar në Durrës më 14-15-16 Nëntor 2017

Raport per aktivitetin Trajnim Rajonal i zhvilluar në Durrës më 14-15-16 Nëntor 2017

Bazuar ne aktivitetet e planifikuara të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i rolit të OSHC-ve rajonale për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogut të punës me institucionet publike”, të implementuar nga BALcanOSH Network, me partner në Shqipëri AOSHC (Qendra Shqiptare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë) më 14-15-16 nëntor, u zhvillua nje trajnim tre-ditor në Hotel “FAFA Premium”, Golem, Durres, Shqipëri

Modulet e trajnimit u përqendruan në transferimin e njohurive për ngritjen e kapaciteteve te stafit të OSHC-ve rajonale në zhvillimin e një strategjie komunikimi dhe mjetesh e teknikash komunikimi me publikun dhe mediat.

 Objektivat e trajnimit

Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte krijimi i nje ambienti te pershtatshem për dialog midis OSHC-ve rajonale dhe institucioneve publike për përmirësimin e kushteve të punës.

Trajnimi u fokusua në një shoqëri civile më dinamike përmes networkut, avokimit, planifikimit strategjik afatgjatë, organizimit dhe nxitjes së nivelit të përfshirjes së OSHC-ve në procesin e vendimmarrjes lidhur me kushtet e sigurise e shëndetit ne pune.

Objektivi tjetër ishte; Identifikimi i nevojave, mangësive dhe problemeve të organizatave të shoqërisë civile, organizatave të sindikatave dhe mediave, përfshirjes së tyre dhe krijimit të politikave në shoqëri, ndërtimit të partneriteteve ndërmjet tyre në vendimmarrje, inkurajimin e dialogut për përmirësimin e kushteve të punës, lehtësimin e shkëmbimit të njohurive, si dhe rritjen dhe zgjerimin e ndikimit të tyre në fushatat dhe advokimin në planet operacionale strategjike dhe politikat në nivel kombëtar dhe rajonal dhe gjithashtu ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e praktikave profesionale, çështjeve sociale dhe organizatave te shoqerise civile.

Grupet e fokusuara ishin OSHC-të, institucionet publike, sindikatat, organizatat e punëdhënësve dhe mediat.

Pjesëmarrës në trajnim ishin edhe z. Tim Tregenza, Tsvetomir Tsanev, Malcolm McItyre, Slavica Jankova dhe Fatmir Saracini

Trajnimi u realizua nga Eksperti – Gyorgy KAROLY, Eksperte – Mario VELJKOVIK, Eksperte – Bojan KORDALOV -Expert Eda BEQIRI-Ekspert Lokal.Në prezantimin e Z. Tim Tregenza u lançua Fushata Evropiane “Punë të shëndetshme për të gjitha moshat” dhe nga Z. Malcolm McIntyre u lancua fushata e IOSH “Nuk ka kohë për të humbur”.

Vështrim i përgjithshëm i trajnimit

Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, me qëllim përmirësimin e ndergjegjesimit dhe njohurive, u zhvillua trajnimi tre ditor i fokusuar në fushat e mëposhtme:

  • Standardet bazë të SSHP dhe kushtet e punës në kuader te direktivave përkatëse të BE-së dhe legjislacionit kombëtar;
  • Forcimi i kapaciteteve menaxhuese të OSHC-ve, duke përfshirë planifikimin strategjik, menaxhimin e projekteve, masat e transparencës dhe parimet e ngritjes efektive dhe të qëndrueshme të fondeve; dhe
  • Zhvillimi i aftësive teknike dhe organizative të nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë efektive në proceset e krijimit të politikave.

Kurrikula e trajnimit u fokusua në studimin e modeleve dhe mjeteve që funksionojne mirë në vende të tjera dhe përshtatjen e këtyre koncepteve në kontekstin lokal. Për të arritur këtë, ekspertët vendorë dhe të BE-së u angazhuan në zhvillimin e kurrikulave dhe ofrimin e trajnimit . Pjesëmarrësit nga secili grup i synuar morën pjesë aktivisht në work shopet stërvitore. Idetë konkrete u diskutuan ne lidhje me fushen e SSHP-se në përgjithësi.

Konkluzione

Aktiviteti ishte shumë i dobishëm dhe pjesëmarrësit ishin shumë aktivë. Një nga konkluzionet kryesore të aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit, për të kontribuar në përmirësimin e respektimit të se drejtes të punës në shoqëritë tona, me një fokus të veçantë në të drejtën për një te pasur vende pune te sigurt, te shendetshem dhe produktive. Kjo do të arrihet përmes avokimit prane qeverive për të zbatuar legjislacionin aktual te sigurise e shendetit ne pune dhe kur është e nevojshme edhe ndryshimin e përmirësimin e tij, gjithashtu duke rritur rolin e përfaqësuesve të punëmarresve dhe këshillave te Sigurise e Shendetit ne Pune.

Programet e trajnimit do të ndihmojnë pjesëmarrësit të avokojnë për njohjen e roleve dhe zërave të OSHC-ve, ndikimin në dobi të të margjinalizuarve, marrjen e këshillave për të ndihmuar në luftën për financim, për të mësuar mundësitë, për të demonstruar ndikimin e tyre për të siguruar mbështetjen e publikut, për të krijuar një mjedis te përshtatshëm për OSHC-të, si dhe si mund të ndihmojë networku në nivel kombëtar dhe rajonal në procesin e vendimmarrjes dhe politikave. Trajnimi takon aktorë të ndryshëm, duke mbështetur iniciativat e aktivizmit lokal dhe avokimit në fushën e të drejtave të punës dhe axhendës së punës së denjë. Ky trajnim do të avancojë dhe forcojë kapacitetin e shoqërisë civile, rrjetet / lidhjet dhe inovacionin për të adresuar më mirë sfidat shoqërore dhe sociale.

Visibiliteti

Visibiliteti i trajnimit ishte në përputhje me kërkesat e projektit dhe në fund të takimit ju shpërndanë pjesëmarrësve materiale të ndryshme dhe fletëpalosje për sigurinë dhe shëndetin në punë, të përkthyera në shqip. Pjesëmarrësit ju dha edhe nga një gote me simbolet e projektit dhe simbolet e BALcanOSH. Këto trajnime shërbejnë për të zhvilluar kapacitetet e burimeve njerëzore, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të rritur komunikimin midis të gjithë aktorëve të Networkut Shqiptar të SSHP-se dhe për të rritur visibilitetin e aktiviteteve të projektit. Trajnimi u shfaq në Televizionin Publik Shqiptar për rreth 25 minuta, në emision direkt “Miremengjes Shqiperi” dhe 2 artikuj u shkruan në Gazetën Shqiptare.

Në vijim janë linket e Televizionit Publik Shqiptar, te 2 artikujve në Gazetën Shqiptare dhe disa fotografi dhe video të trajnimit.

https://youtu.be/fE0Zy4RJim0

http://www.gsh.al/2017/11/16/perfaqesuesi-eu-osh-agency-ti-jepet-rendesi-dialogut-social-ne-zgjidhjen-e-problemeve/

http://www.gsh.al/2017/11/15/frosina-gjino-ligji-per-sigurine-dhe-shendetin-ne-pune-zbatohet-formalisht-mungojne-ekspertet-dhe-mjeket-e-punes/

http://www.gsh.al/2017/11/16/perfaqesuesi-eu-osh-agency-ti-jepet-rendesi-dialogut-social-ne-zgjidhjen-e-problemeve/

http://www.gsh.al/2017/11/15/frosina-gjino-ligji-per-sigurine-dhe-shendetin-ne-pune-zbatohet-formalisht-mungojne-ekspertet-dhe-mjeket-e-punes/

 

Posted in AOSHC.