Raport mbi takimin kros sektorial mbajtur më 1 dhe 2 mars 2017 në Prishtinë

Raport mbi  takimin  kros sektorial

mbajtur më 1 dhe 2 mars 2017 në Prishtinë

Bazuar në  aktivitetet e planifikuara të projektit “Ngritjen  e kapaciteteve dhe forcimin e rolit të organizatave regjionale  të shoqërisë civile për  përmirësimin e  kushteve të  punës dhe dialogut me institucionet shtetërore”, zbatuar nga rrjeti balkanik për SSHP(siguri dhe shëndet në punë)  BALcanOSH.net, mbajtur më 20 shtator  në Prishtinë.

Qëllimi i takimit:

Identifikimi i nevojave, mangësive  dhe problemeve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në përfshirjen dhe hartimin e politikave në shoqëri, ndërtimin e partneriteteve midis tyre në vendim-marrje, duke inkurajuar dialogun për të rritur bashkëpunimin ndërmjet organizatave rajonale dhe institucioneve shtetërore për inkluzionin social  dhe përmirësimin e kushteve të punës, krijimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneritetit rajonal ndërmjet rrjetit BALcanOSH.Net dhe organizatave të shoqërisë civile (OJQ-ve) në rajonin e IPA-s, për të lehtësuar shkëmbimin e njohurive, aftësive dhe lidhjeve, si dhe rritjen dhe zgjerimin e ndikimit të tyre në fushata dhe përfaqësimi në planet strategjike operative dhe politikave në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e praktikave profesionale, çështjet sociale dhe organizatat qytetare. Ditën e pare te ftuar në këtë takim ishin  përfaqësuesit e subjekteve juridike në cilësinë e aplikantëve për çertifikim nga fusha e sigurisë dhe shndetit në punë dhe ditën e dytë me përfaqësues të organeve të administratës shtetërore dhe arsimore.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari I shoqatës Kosovare për siguri dhe shëndet në punë z.Fatmir Saraçini, I cili në pika të shkurta thekësoi rëndësinë e këtij projekti dhe në veçanti të këtij takimi sectorial.

Lidhur me këto objektiva Prof.dr.Agim Shaqiri Oficer i këti projektit nga Shoqata për siguri dhe shëndet në punë të Kosovës (KOSHA), prezentoi një prezentim të shkurtër lidhur me rolin e pesrsonave profesional nga siguria dhe shndeti në punëpunë. Meqënëse shumica e të pranishmëve ishin kandidatë për dhënjej e provimit professional, dhe të cilit e kishin dhënë provimin paraprak të pjesës së pare, në këtë drejtim treguan interest të madh, në vçanti për provimin e pjesës së dytë të provimit, respektivisht përpilimin e elaboratit për vlerësimin e rriskutnë një vend pune. Duhet thekësuar se Kosova ende nuk ka persona professional për siguri she shëndet në punë, nga se legjislacioni nga kjo fushë dhe ekipimet e komisioneve përkatëse janë kryer më vonë se shtetet e tjera të regjionit që janë përfshirë në këtë prijekt.

Në këtë drejtim, përfaqësuesi I Kompanisë Shar-ciment z. Minir Curi prezentoi një

modul të vlersimit të rriskut sipas metodologjisë që e praktikon kopania e tyre.

Nga këto dy paraqitje u hapën diskutime të ndryshme, ku shumica ishin të interesuar për kompetencat dhe obligimet të personave profesional nga siguria dheshëndeti në punë si dhe forma dhe mënyra  edhe procedurat e vlerësimit të rriskut, të cilin janë duke e aplikuar në elamoratet e tyre të vlerësimit të rriskut.

Pjesëmarrësit në fillim diskutimin e orientuan në vlerësimin e situates momentale  të  sigurisë dhe shëndetin e punëtotëve  në punë në Kosovë, nevojat aktuale për përmirësimin e situates aktuale, e në veçanti lidhur me ngritjen e kapacitetit informative dhe zbatimin e Ligjit për siguri dhe shëndet  në punë.

Në këtë drejtim pati edhe një  sygjerim ndaj komosionit për çertifikim, në dretjtim  efektivitetit të punës.

Në ditën  e dytë të pranishëm ishin  përfaqësues të organeve të administratës shtetërore dhe arsimore.

Në këtë takim u prezentua një prezentim i shkurtër në rolin e përfaqësuesëve organeve  shtetërore, lidhur me ecuritë dhe progresin e zhvilluar në vitet e fundit, në drejtim të ngritjes së kapacitetit së pari të legjislacionit përkatës, ku përfshihen rregullat juridike të miratuara respektivisht aktet normative si që janë Rregulloret për çertifikim dhe licencim të personave dhe subjekteve nga siguriha dhe shëndti në punë, Rregullorja për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetin në vendin e punës, Rregullorja për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetin të paisjeve të punës si dhe disa rreguulore të cilat janë përfunduarë në të cilat janë transpozuar direktivat individuale nga siguria dhe shëndeti në punë

Tema kyçe në këtë takim i zhvillua në drejtim të mbikëqyrjeve  inspektive, profili i ispektimit e në vbeçanti profili i inspektorit tëpunës në fush të veçanta me theks të posaçëm në vlerësimet e rrisqeve.

Të pranishmit trajtuan disa teme interesante, sidomos analizën e situatës momentale të sigurisë dhe shëndetit në punë në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim u thekësuan edhe mangësit dhe problemet që ballafaqohen sot organet e mbikëqyrjes inspektive respektivisht  Inspektoratit të punës.

Posted in KOSHA.

Leave a Reply