Raport i aktiviteteve “Cross-sector meeting”

 

Mbajtur ne Tirane me  21/02/2017 dhe 22/02/2017

 

Sipas aktiviteteve te planifikuara të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe forcimin e rolit të OSHC-ve rajonale për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogun e punës me institucionet publike”, implementuar nga BALLcanOSH Network, me partner në Shqipëri AOSHC (Albanian Occupational Safety and Health Center), ne 21 dhe 22 Shkurt 2017 u zhvilluan në Tiranë dy aktivitete, Cross-Sector meeting.

Qëllimi i aktiviteteve ishte: Identifikimi i nevojave, mangesive dhe problemeve te organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe organizatave te medias per përfshirjen e tyre ne hartimin e politikave në shoqëri, ndërtimin e partneritetit në vendim-marrje,  inkurajimin e dialogut për përmirësimin e kushteve të punës, lehtësim ne shkëmbimin e njohurive, aftësive dhe lidhjeve, si dhe rritjen e zgjerimin e ndikimit të tyre në fushatat e avokacise, planifikimit dhe politikave strategjike operative në nivel kombëtar dhe rajonal si dhe ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e praktikave profesionale, çështjeve sociale dhe organizatave te shoqerise civile.

Në Tiranë më 7 dhjetor 2016 dhe 21 dhe 22 e shkurt 2017 u zhvilluan një seri prej 3 takimesh ndër-sektoriale. Ne keto takime vëmendjen e vecante ju kushtua pjesemarrjes te te gjithe aktoreve qe operojne ne fushen e sigurise e shendetit ne pune ndaj dhe audienca e ftuar ne tre  takimet ishte e ndryshme. Në takimin e parë morren pjese palët e interesuara ne ceshtjet e sigurise e shendetit ne pune dhe kryesisht, organizatat sindikale që veprojnë në nivel qendror ose në nivel kompanie, organizatat e punedheneseve, organizatat e punemarresve, perfaqesues nga organizatat e mediave etj. Në takimin e dytë morren pjese kryesisht kompanitë e licencuara qe ofrojne sherbime per sigurine e shendetin ne pune, eksperte te sigurise e shendetit ne pune që veprojnë në mënyrë të pavarur, organizata te shoqërisë civile, organizata te pavarura të medias etj. Në takimin e tretë morren pjese përfaqësues të institucioneve publike që kane lidhje me SSHP-ne dhe konkretisht; përfaqësues nga Ministria e Ceshtjeve Sociale dhe Rinise, Ministria e Ekonomisë, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Sherbimeve Shoqerore, Instituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë, Inspektoratit Qendror, Reparti i Inspektim Shpetim Minierave, perfaqesues te organizatave te mediave dhe të tjerë. Disa nga prioritetet e takimeve ishin;

  • Krijimi i kanaleve të qëndrueshme të komunikimit midis të gjithë aktorëve aktive në rrjetin e SSHP-se.
  • Rritja e visibilitetit te aktiviteteve të Organizatave te Shoqerise Civile ne vend.
  • Rritja e bashkepunimit midis struktirave te ndryshme, për të bere avokaci ne hartimin dhe zbatimin e ligjeve dhe politikave efikase për ceshtjet e mbrojtjes ne pune.

Ne takim morren pjese edhe Z. Millan Petkovski, President i BALcanOSH Network dhe Menaxher i Projektit dhe Z. Fatmir Saraçini, përfaqësues i KOSHA.

Në fillim të takimeve Frosina Gjino, Project Officer, beri një prezantim mbi kuadrin ligjor te Sigurise e Shëndetit në Punë, gjendjen aktuale të SSHP-se dhe kushteve të punës si dhe rendesine e ndërgjegjësimit te publikut per keto ceshtje. Me pas, znj Eda Beqiri, shefe e Sektorit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ne Inspektoratin Shtetëror të Punës, prezantoi mangesite ligjore ne Legjislacionin e Sigurise e Shendetit ne Pune.

Takimet ishin interaktive duke i dhene te gjithe pjesemarresve mundësine për të demonstruar pervojen e tyre si dhe idete se si mund te permiresohet siguria dhe shendeti ne pune si dhe u morren vendime dhe angazhime konkrete të përbashkëta. Pjesëmarrësit shprehën idetë e tyre bazuar në tre shtylla kryesore:

Shtylla A- Permiresimi i mbrojtjes ne punë nepermjet politikave efektive te SSHP-se dhe permiresimi i kuadrit ligjor. Situata aktuale në Shqipëri, bazuar në pyetësorët.

Shtylla B. Si ndikon zhvillohimi dhe forcimi i networkut te SSHP-se, ne rritjen e dialogut social dhe  permiresimin e rezultateve te sigurisë dhe shëndetit në punë.

Shtylla c- Zbatimi me transparencë dhe efektivitet i sistemit te SSHP-se, duke ngritur dhe forcuar kapacitetet institucionale për një qeverisje transparente dhe zbatim efektiv të politikave SSHP-se.

Nga diskutimet e pjesëmarrësve dolen përfundime konkrete të përbashkëta dhe angazhime që do të ndihmojnë ne përmirësimin e SSHP-se në Shqipëri si në vijim;

  • Rritja e motivimit dhe aftësive te punëdhënësve për të menaxhuar me efektivitet SSHP-ne dhe motivimi i punëtorëve për të marre pjese në procesin e konsultimeve per SSHP-ne.
  • Zhvillimi dhe forcimi i rrjetit të SSHP-se për të rritur dialogun social dhe për të ndikuar ne rezultatet e sigurisë dhe të shëndetit në punë.
  • Rritja e aftësisë së punëdhënësve për të menaxhuar në mënyrë efektive rrezikun dhe motivimii i punonjësve për të marrë pjesë aktive në procesin e SSHP-se.
  • Pjesëmarrje aktive e punëdhënësve dhe organizatave të punemarresve në zhvillimin dhe implementimin e aktiviteteve për të promovuar sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Organizimi i takimeve për të forcuar kapacitetet e sindikatave për të përfaqësuar interesat legjitime të punëtorëve në praktikat dhe ceshtjet e SSHP-se.
  • Ofrimi i trajnimit per organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat mbi temat e SSHP-se, bazuar ne rezultatet e një studimi paraprak dhe analizën e nevojave.
  • Mundësimi i pjesëmarrjes te partnerëve socialë shqiptarë në ngjarjet e SSHP-se qe organizohen nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Inkurajimi i përfshirjes së përfaqësuesve të sindikatave në çdo vizitë inspektimi.
  • Kryerja e vlerësimit të riskut per SSHP-ne nga punëdhënësi duke përfshire në këtë proces përfaqësuesit e punëmarresve ose përfaqësuesit e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit ne Pune.
  • Përfshirja e kërkesave të SSHP-se në çdo kontratë për blerjen e mallrave ose shërbimeve, ofertat e punësimit, marrëveshjet kolektive etj.

Te pranishmit rane dakord mbi nevojat konkrete per fushata ndergjegjesimi, me qëllim ngritjen e vetedijes publike per ceshtjet e sigurise e shendetit ne pune si dhe përkushtimin me seriozitet te strukturave shteterore pergjegjese per zbatimin me korrektesi te legjislacionit. Gjithashtu ne takime u vendosen piketa mbi menyrat e komunikimit dhe bashkepunimit në të ardhmen.

Visibiliteti i takimit ishte në përputhje me kerkesat e projektit dhe në fund të takimit nga projekti u shpërndanë per pjesemarresit, disa dhurata me mesazhe per SSHP-ne dhe BALcanOSH.net.

Keto takime sherbejne per te krijuar qëndrueshmeri te kanaleve të komunikimit midis gjithe aktorëve të Networkut Shqiptar te SSHP-se dhe rritjen e visibilitetit të aktiviteteve të projektit.

Në vijim janë disa foto të aktiviteteve Cross-sector Meeting mbajtur në Tiranë ne 21 dhe 22 Shkurt 2017.

 

 

Posted in AOSHC.