Raport mbi aktivitetin “Cross-sector meeting” Mbajtur ne Tirane ne 7.12.2016

 

Sipas aktiviteteve te planifikuara të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe forcimin e rolit të OSHC-ve rajonale për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogun e punës me institucionet publike”, implementuar nga BALLcanOSH Network, me partner në Shqipëri AOSHC (Albanian Occupational Safety and Health Center), ne 7 dhjetor 2016 u mbajt në Tiranë takimi i pare i Cross-sector meeting.

Qëllimi i takimit ishte: Identifikimi i nevojave, mangesive dhe problemeve te organizatave të shoqërisë civile, sindikatave, organizatave dhe medias per përfshirjen e tyre ne hartimin e politikave në shoqëri, ndërtimin e partneritetit në vendim-marrje,  inkurajimin e dialogut për përmirësimin e kushteve të punës, lehtësim ne shkëmbimin e njohurive, aftësive dhe lidhjeve, si dhe rritjen e zgjerimin e ndikimit të tyre në fushatat e avokacise në planet dhe politikat strategjike operative në nivel kombëtar dhe rajonal si dhe ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e praktikave profesionale per çështjet sociale dhe organizatat e shoqerise civile.

Ishin te ftuar organizatat sindikale që veprojnë në nivel kombetar ose në nivel kompanie, organizatat e shoqërisë civile dhe medias. Takimi u ndoq nga organizatat e mëposhtme: Sindikatat, Organizatat e Punëdhënësve, përfaqësues të Inspektoratit të Punës, Organizatat e Medias, EITI Shqipëri, përfaqësues të OJQ-ve te ndryshme, ekspertë te SSHP-se, etj

Morri pjesë në takimin edhe Z. Millan Petkovski, President i BALcanOSH Network dhe Menaxher i Projektit i cili foli mbi zhvillimin deri tanishem te projektit dhe Z. Fatmir Saraçini, përfaqësues i KOSHA.

Takimin e hapi Frosina Gjino, Project Officer, e cila prezantoi rezultatet e anketimit te dala nga studimi i pyetësorëve te plotësuar nga pjesëmarrësit në takimin e pare “Initial Meeting” dhe gjithashtu foli mbi mënyrat e përmirësimit te komunikimit.

Takimi ishte shumë interaktiv dhe i dha te gjithe pjesemarresve mundësine për të demonstruar pervojen e tyre përkatëse dhe per te dhene ide se si mund te permiresohet siguria dhe shendeti ne pune si dhe u morren vendime dhe angazhime konkrete të përbashkëta. Pjesëmarrësit shprehën idetë e tyre bazuar në tre shtylla kryesore:

Shtylla A- Permiresimi i mbrojtjes ne punë nepermjet politikave efektive te SSHP-se dhe permiresimi i kuadrit ligjor. Situata aktuale në Shqipëri, bazuar në pyetësorët.

Shtylla B. Si ndikon zhvillohimi dhe forcimi i networkut te SSHP-se, ne rritjen e dialogut social dhe  permiresimin e rezultateve te sigurisë dhe shëndetit në punë.

Shtylla c- Zbatimi me transparencë dhe efektivitet i sistemit te SSHP-se, duke ngritur dhe forcuar kapacitetet institucionale për një qeverisje transparente dhe zbatim efektiv të politikave SSHP-se.

Nga diskutimet e pjesëmarrësve dolen përfundime konkrete të përbashkëta dhe angazhime që do të ndihmojnë ne përmirësimin e SSHP-se në Shqipëri si në vijim;

  • Rritja e motivimit dhe aftësive te punëdhënësve për të menaxhuar me efektivitet SSHP-ne dhe motivimi i punëtorëve për të marre pjese në procesin e konsultimeve per SSHP-ne.
  • Zhvillimi dhe forcimi i rrjetit të SSHP-se për të rritur dialogun social dhe për të ndikuar ne rezultatet e sigurisë dhe të shëndetit në punë.
  • Rritja e aftësisë së punëdhënësve për të menaxhuar në mënyrë efektive rrezikun dhe motivimii i punonjësve për të marrë pjesë aktive në procesin e SSHP-se.
  • Pjesëmarrje aktive e punëdhënësve dhe organizatave të punemarresve në zhvillimin dhe implementimin e aktiviteteve për të promovuar sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Organizimi i takimeve për të forcuar kapacitetet e sindikatave për të përfaqësuar interesat legjitime të punëtorëve në praktikat dhe ceshtjet e SSHP-se.
  • Ofrimi i trajnimit per organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat mbi temat e SSHP-se, bazuar ne rezultatet e një studimi paraprak dhe analizën e nevojave.
  • Mundësimi i pjesëmarrjes te partnerëve socialë shqiptarë në ngjarjet e SSHP-se qe organizohen nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Inkurajimi i përfshirjes së përfaqësuesve të sindikatave në çdo vizitë inspektimi.
  • Kryerja e vlerësimit të riskut per SSHP-ne nga punëdhënësi duke përfshire në këtë proces përfaqësuesit e punëmarresve ose përfaqësuesit e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit ne Pune.
  • Përfshirja e kërkesave të SSHP-se në çdo kontratë për blerjen e mallrave ose shërbimeve, ofertat e punësimit, marrëveshjet kolektive etj.

Problem aktual dhe emergjent në Shqiperi per zbatimin e legjislacionit te SSHP-se, është mungesa e ekspertëve SSHP-se dhe nevoja imediate për trajnimin dhe certifikimin e tyre. Anëtaret e networkut te SSHP-se vendosen për të përgatitur dhe dërguar një letër Ministrit të Punës, ku te kërkojnë krijimin e një mekanizmi ligjor, që do të trajnojë dhe certifikojë ekspertët e SSHP-se. Gjithashtu ata kërkuan mbështetje nga BALcanOSH.net në zgjidhjen e këtij problemi.

Visibiliteti i takimit ishte në përputhje me kerkesat e projektit dhe në fund të takimit nga projekti u shpërndanë per pjesemarresit, disa dhurata me mesazhe per SSHP-ne dhe BALcanOSH.net. Keto takime sherbejne per te krijuar qëndrueshmeri te kanaleve të komunikimit midis gjithe aktorëve të Networkut Shqiptar te SSHP-se dhe rritjen e visibilitetit të aktiviteteve të projektit. Në vijim janë disa fotografi të aktivitetit Cross-sector meeting mbajtur në Tiranë më 7-dhjetor 2016.

Posted in AOSHC.