Raport i Takimit te Pare ne Shqiperi Mbajtur ne Tirane ne 27 Shtator 2016

Bazuar në aktivitetet e planifikuara të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe forcimi i rolit të OSHC-ve rajonale për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogut punës me institucionet publike”, në 27 shtator 2016 u mbajt në Tiranë Takimi i Pare.

Qellimi i aktivitetit ishte:

Identifikimin e nevojave, mangësive dhe problemeve qe hasin organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat e medias, per perfshirjen e tyre ne politikberje; vendosja e partneritetit në procesin e vendim-marrjes, inkurajimi i dialogut për të rritur bashkëpunimin ndërmjet organizatave rajonale dhe institucioneve publike për përfshirje sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës; krijimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneritetit rajonal ndërmjet rrjetit BALcanOSH dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) në rajonin e IPA-s; lehtësimi ne shkëmbimin e njohurive, aftësive dhe lidhjeve, si dhe rritja e zgjerimi i ndikimit të tyre në fushatat e avokatise, planeve strategjike operative dhe politikave në nivel kombëtar dhe rajonal; ngritja e ndergjegjesimit publik për rëndësinë e praktikave profesionale, çështjeve sociale dhe organizatave te shoqerise civile.

Ne takim u ftuan te marrin pjese partneret sociale, organizatat e shoqerise civile, institucionet shteterore, organizatat e mediave, perfaqesuesit e sektoreve perkates si dhe gjithe palet e interesuara.

Morren pjese ne takim perfaqesues nga organizatat e meposhtme:

Perfaqesues nga Ministria e Punes, Inspektorati i Punes, Reparti i Inspektim Shpetim Minierave, Inspektorati Qendror, Instituti i Shendetit Publik, Universiteti i Tiranes, Organizatat e Mediave, Sindikatat, Organizatat e Punedhenesve, Qendrat e Formimit Profesional, EITI Albania, TACSO Office Albania, Organizata te Shoqerise Civile, Eksperte te SSHP, Kompani te SSHP etj.

Ne mbledhje moren pjese gjithashtu edhe Z. Milan Pekovski, President i Rrjetit BALcanOSH dhe Koordinator i Projektit, Zj.Snezhana Jankova Petkovska, MOSHA, dhe Z. Fatmir Saracini, KOSHA.

Pas prezantimit të aktiviteteve të projektit dhe Rrjetit BALcanOSH.net me partner në Shqipëri AOSHC, pjesëmarrësit diskutuan mbi situatën e sigurise e shendetit ne pune ne Shqiperi, cilat jane nevojat aktuale dhe nevojat ne rritje dhe  si ndikojnë ato ne sigurinë dhe shëndetin e punëmarresve dhe në zbatimin e Ligjit te Sigurise e Shendetit ne Pune.

Te pranishmit ishin të interesuar në përvojën rajonale dhe partneritetin në procesin e vendim-marrjes per çështjet e sigurise e shendetit ne pune. Nga pjesemarresit u theksua që aktivitetet ndër-sektoriale janë shumë të rëndësishme sepse ato prezantojne karakteristikat dhe dallimet e kulturave midis vendeve të Ballkanit. Bashkëpunimi ndër-sektorial ndihmon në shkëmbimin e njohurive, aftësive, literatures dhe lidhjeve sepse mbrojtja në punë, nuk njeh kufij dhe flet të njëjtën gjuhë. Pra, zbatimi i projekteve rajonale ndihmon në menaxhimin e diversitetit kulturor per ceshtjet e sigurinë dhe shëndetin ne pune dhe konsolidimin e ekipeve multikulturore te punës.

Ne takim u theksua gjithashtu dhe rëndësia e rolit të shoqërisë civile dhe Medias. Shoqëria civile shqiptare dhe sektori i Medias luajne një rol të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve, duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e forcës së punës si dhe shoqërisë në tërësi, per sa kohë që ata sigurojne akses për të ngritur probleme sociale për nje numur te madh te popullsise.

Përfaqësuesit e Medias diskutuan mbi çështje që lidhen me mënyrat se si media shqiptare përfaqëson dhe nganjëherë shtrembëron problemet e sigurise e shendetit ne pune, si ndikon media në qëndrimet dhe sjelljet tona në lidhje me mbrojtjen në punë, rëndësinë e Medias në ndergjegjesimin e popullatës për çështjet e SSHP-se etj. Ne takim u diskutua dhe mbi rolin dhe rëndësine e mediave sociale në çështjet e SSHP-se. Ngjarja u transmetua në emisionet e lajmeve nga dy Televizione Kombëtare Shqiptare ABC News dhe A1 Report.

Si problem aktual dhe emergjent në zhvillim e sektorit te SSHP-se ne Shqiperi, u cilesua mungesa e ekspertëve te SSHP-se dhe mjekëve te punes si dhe nevoja imediate për përgatitjen dhe certifikimin e tyre. Per zgjidhjen e ketij problemi u kërkua mbështetje edhe nga Rrjeti BALcanOSH.

Pjesëmarrësit rane dakord se ky projekt duhet të ndihmojë partnerët rajonalë për të bashkëpunuar dhe për të zgjeruar aktivitetet e tyre në të ardhmen. Ky takim u tregoi partnerëve një pasqyrë të qartë per të ardhmen e punës si në aspektin e zbatimit të projektit edhe në zgjerimin e aktiviteteve per sigurine e shendetin ne pune

Në fund pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor i cili do të ndihmojë në zhvillimin e projektit në të ardhmen. Më poshtë janë disa fotografi nga Takimi i Pare mbajtur në Tiranë.

Posted in AOSHC.

Leave a Reply